Pas humbjes së thellë me Spanjën, kjo është renditja e Shqipërisë

Pavarësisht humbjes 3-0 me Spanjën, Shqipëria është shumë pranë vendit të tretë në përfundim të eleminatoreve të kampionatit Botëror Rusia 2018.

Kjo për shkak se kuqezinjtë ruajnë pozicionin e tyre me 13 pikë, të ndjekur nga Izraeli me 12 pikë. Shqipëria luan në ndeshjen e fundit me Italinë në “Loro Boriçi”, ndërsa izraelitët, të cilët fituan sot me Lihteshteinin, do të presin në fushën e tyre ekipin spanjoll.

Shqipëria është e favorizuar edhe sa i përket golavarazhit që mund ta ndihmojë të hënën në mbrëmje edhe nëse izraelitët i marrin një barazim Spanjës shkruan Panorama sport.

Shqipëria e ka -2 golavarazhin, ndërsa Izraeli e ka -4. Megjithëse gjasat që izraelitët të marrin një barazim me Spanjë janë të vogla, kuqezinjtë i favorizon edhe golavarazhi për të hipotekuar vendin e tretë.

LEXONI DHE:  City – Basel: Formacionet e mundshme, Aguero mund të pushojë

LEAVE A REPLY