Maqedonasi shkel me kamion një shqiptar, ja fotografia e tij (FOTO)

Njëzetedyvjeçari M. N., ishte përplasur për një kamioni me mikser betoni me motoçikletën e tij dhe humbë jetëm. Vozitësi maqedonas i kamionit tani është liruar nga akuzat.

Llogaritë dhe vlerësimet e akuzës dhe palës mbrojtëse nuk janë përputhur pothuajse fare: Antonio Pietrini, prokurori i çështjes ka ardhur në përfundim se bëhej fjalë për një shpejtësi prej 129 kilometrash në orë. Nicola Dinon, nga pala mbrojtëse ka pohuar se shpejtësia e motoçikloistit ka qenë 140 deri 150 kilometra në orë, ndërsa fillimisht, policia italiane ka theksuar shpejtësinë prej 100 kilometrash në orë.

Bëhet fjalë për shpejtësinë me të cilën 22-vjeçari me motoçikletën e tij të rëndë, më 21 shtator 2015 ka lëvizur mbi urën e Bolzanoos „Reschenbrücke“. Në daljen për në „Eisackuferstrasse“ motori përplaset për një kamion me mikser betoni të firmës Transbeton, që ka qenë duke kthyer.

N. humbë jetën në vendngjarje, shkruan „Tageszeitung“, përcjelllë Shtegu. Mikesha e tij atëbotë 22-vjeçare, e cila ka qenë prapa tij si bashkudhëtare, pëson plagë të rënda.
Disa muaj më vonë, Prokuroria ka ngritur kallëzim penal kundër vozitësit 46-vjeçar maqedonas të kamionit G.T.. Akuza ka qenë: Vrasje në pakujdesi në komunikacionin rrugor dhe shkaktim të lëndimeve të rënda trupore në pakujdesi.

Shtetasi maqedonas G.T. të premten ka dalë nga Gjykata e Bolzanos dukshëm i lehtësuar, i shoqëruar nga avokatët e tij Alberto Valenti dhe Andreas Tscholl. Gjyktaësi italian Emilio Schönsberg e liroi nga akuzat në një procedurë të shkurtuar, me një fije dyshimi.

Ai është i vetëdijshëm se vozitësi i kamionit nuk ka mundur ta shohë motoçiklistin duke kthyer në të majtë, pasi ura është e pjerrët dhe për shkak të shpejtësisë së madhe të motoçiklistit. Sipas llogarive të hetuesve, atij i janë nevojitur vetëm pesë sekonda nga drita në „Reschenstrasse“ deri te vendngjarja, për ta mbuluar distancën prej dyqind metrash.Viktima M.N.

LEXONI DHE:  Maqedonia, vendi me më shumë festa zyrtare në rajon

G.T. nuk ka mundur ta parashikojë aksidentin eventual. Rregullat e komunikacionit parashohin që pjesëmarrësit të jenë të kujdesshëm në atë masë që edhe të tjerët të mos cenohen në komunikacion dhe të mund të reagohet me kohë. Por, në këtë rast, një veprim i tillë nuk ka qenë i mundshëm, pasi gjatë kthimit në të majtë, kamioni nuk ka mundur ta vërejë motoçiklistin.

Prokuroria ka vlerësuar se bashkëfajtor ka qenë motoçiklisti dhe pakujdesia e vozitësit maqedonas, duke kërkuar tetë muaj burg për te.

Pas vendimit të së premtes, ai përsëri do të mund ta vazhdojë ushtrimin e profesionit të tij dhe patenta e shoferit do t`i kthet pas konfiskimit të saj për një kohë të shkurtër.

Sipas të drejtës civile, rasti ka qenë i kryer para seancës gjyqësore. Sigurimi i Transbeton ka paguar kompensim të hollash.

LEAVE A REPLY