Përdoreni këtë vaj për të rritur në kohë rekord flokët, vetullat dhe qerpikët!

Jeni të lumtur me gjendjen e flokëve tuaj apo kaloni orë të tëra para pasqyrës duke u përpjekur që t’i rregulloni ? Një trajtim i mirë flokësh do i bëjë ata të shëndritshëm dhe të shëndetshëm.
Është e rëndësishme të dini se produktet të cilat përdorni edhe pse të shtrenjta përmbajnë kimikate të cilat në fakt më shumë i bëjnë dëm sesa mirë flokëve tuaj.
Ne ju sugjerojmë që të përdorni vajin e kastorit! Falë niveleve të larta të acideve yndyrore Omega-9, vaji i kastorit është një nga vajrat më të mirë që flokët tuaj të rriten shpejt dhe të jenë të shëndetshëm njëkohësisht. Gjithashtu ka veti të mëdha antibakeriale dhe antifungale. Në këtë mënyrë, acidi që ndodhet te vaji i kastroit vret kërpudhat dhe bakteret duke përshpejtuar kështu procesin e rritjes jo vetëm të flokëve tuaj, por edhe të qerpikëve dhe vetullave.
Përbërësit:
5 lugë vaj kastori
5 lugë vaj bajame/ vaj kokosi
Përgatitja:
Hollojeni vajin e kastorit duke i shtuar vajin e bajames ose vajin e kokosit. Përzieni vajrat mirë, më pas aplikojeni solucionin në skalp dhe masazhojeni nga rrënjët deri te majat si dhe te qerpikët ose vetullat.
Bëjeni këtë para se të shkoni për të fjetur dhe lëreni përzierjen të qëndrojë në flokun tuaj gjatë natës. Në mëngjes shplajeni me ujë të bollshëm. Do shihni rezultate pozitive që me herën e parë.

LEXONI DHE:  Rrëfimi i një doktori siberian: Shtypni këtë pikë në trupin tuaj dhe të gjitha dhimbjet do të ndalojnë brenda 30 sekondave

LEAVE A REPLY