Dënimi i Skënderbeut, 6 ekipe të Superligës synojnë të kapin “Champions League”

Futbolli shqiptar është tronditur sot nga një vendim i UEFA-s i cili ka dënuar ekipin e Skënderbeut me 10 vjet përjashtim nga kompeticionet Europiane.
Duke parë që korçarët kanë krijuar një distancë të madhe me ekipet ndjekëse në kampionat mund të thuhet se në fund të kampionatit ata me shumë gjasa do të shpallen kampion të Shqipërisë. Por dënimi nga UEFA bën që vendi i dytë të shkojë automatikisht në kompeticionin më të rëndësishëm kontinental.

Në luftë për këtë pozicion aktualisht në kampionatin shqiptar janë pothuajse 6 ekipe. Diferenca mes Flamurtarit që mban momentalisht këtë pozicion dhe Luftëtarit të vendit të 7-t është vetëm 6 pikë.

Pra në garë për “Champions League” janë Flamurtari, Kukësi, Kamza, Laçi, Partizani dhe Luftëtari.

Gjithsesi që të merret vendimi përfundimtar për Skënderbeun duhet pritur pasi padyshim korçarët do presin vendimin e Komisionit të Apelit dhe më pas mund ta çojnë çështjen edhe në gjykatën më të lartë sportive CAS.

Gjithashtu nuk përjashtohet mundësia e një dënimi të FSHF-së që mund t’i zbresë korçarët 1 apo disa kategori më poshtë.

LEXONI DHE:  City – Basel: Formacionet e mundshme, Aguero mund të pushojë

LEAVE A REPLY