Vedat Bajrami për Rita Orën: Kush na ka inati… (FOTO)

Me rasti e dhjetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, në Prishtinë performoi këngëtarja me famë botërore.

Bëhet fjalë për Rita Orën, e cila arriti të mbledh në tri sheshet e kryeqytetit 300.000 persona që ishin të ngazëllyer për perfomancën e saj.

Koncerti i Ritës në Kosovë kishte marrë vëmendjen e medieve botërore, të cilët e kishin përcjellur në çdo detaj vizitën e saj në vendlindje.

Aktori Vedat Bajrami ka postuar në llogarinë e tij në Instagram imazhe nga performanca e Ritës, ku shihet numri i madh i atyre që kishin ardhur ta ndjekin nga afër koncertin e saj.

“Oj lulija jone me limana ooooo kush na ka inati …..pe dini ju [????] ?”, është mbishkrimi që aktori i ka lënë fotos.

LEXONI DHE:  Miratimi i ligjit për gjuhën shqipe as në "qiell", as në "tokë"

LEAVE A REPLY