Poret e hapura do zhduken nga fytyra juaj përgjithmonë, me këtë metodë!

Poret janë pjesë të hapura të lëkurës të cilën e lejojnë atë të marrë frymë. Janë pothuajse të pamundura të shihen, por me kalimin e moshës ato bëhen më të dukshme. Poret e mëdha duken shumë të shëmtuara dhe mund të prishin pamjen tuaj të jashtme. Në vend që të përdorni produkte komerciale dhe trajtime të shtrenjta, përpiquni të përdorni këto mjekime natyrale kundër poreve të mëdha.

Aloe Vera

Aplikoni pak xhel aloe vera në fytyrë dhe lëreni të qëndrojë gjatë gjithë natës pa e fshirë, më pas shplajeni fytyrën me ujë të vakët. Kjo do e mbajë fytyrën të hidratuar, njëkohësisht do largojë yndyrën e tepërt dhe papastërtitë si dhe do shihni një përmirësim të dukshëm tek poret e fytyrës.

Maskë me të bardhën e vezës

Do t’ju tregojmë sesi të përgatisni një maskë e cila do tonifikojë lëkurën dhe do do zvogëlojë poret e stërmëdha.

Përbërësit

1 të bardhë veze

2 lugë me tërshërë

2 lugë me lëng limoni

Përgatitja:

Përzieni përbërësit derisa të përftoni një përzierje homogjene, më pas aplikojeni në fytyrë dhe mbajeni në fytyrë për 30 minuta . Shplajeni me ujë të ftohtë në fund dhe përsëriteni procesin çdo ditë për të parë rezultate.

Trajtimi me akull

Akulli do ju ndihmojë të minimizoni poret gjithashtu do parandalojë problemet që shkaktohen nga ndryshimet klimaterike. Fërkojeni akullin në fytyrë çdo natë para se të flini.

Mjalti

Mjalti është shumë i mirë për fytyrën sepse ka veti antibakteriale, medicinale dhe shëruese. Është i pasur në potasium dhe vret bakteret përgjegjëse që mbyllin poret. Bëni një kombinim të mjaltit me kosin dhe aplikojeni në poret tuaja, pas disa minutash shplajeni.

LEXONI DHE:  Argjentinë, trafik kokaine përmes ambasadës ruse, 5 të arrestuar

LEAVE A REPLY