E PABESUESHME! METEOROLOGËT VËNË ALARMIN: DUKURI E RRALLË PO VJEN

PARASHIKIMI I MOTIT NGA METEOALB

DITE TE ACARTA EUROPA !!!

Motit të ngrohtë të këtyre ditëve i vjen fundi të shtunën e të dielën pasi një valë “e acartë” do të godasë pjesën më të madhe të Europës!

Një masë e ajrit shumë të ftohtë do të zhvendoset nga Siberia drejt Rusisë duke u zgjeruar përtej Uraleve gjatë fundjavës. Ndërsa, të hënën dhe në vijim, vala e acartë shtrin ndikimin në pjesën më të madhe të kontinentit Europian duke zbritur në deri në Italinë Qendrore dhe gjithë gadishullin Ballkanik.

Me një vlerësim paraprak, pritet të jetë ngjarje e jashtëzakonshme atmosferike për shumë zona të Europës jo vetëm për faktin se do sjellë temperatura ekstremisht të ulëta në shumë qytete Europiane por më tepër për faktin se ngjarje të tilla vrojtohen rrallë në periudhat e fund-dimrit.

LEXONI DHE:  Arbana Xharra ofendon Erdoganin, e krahason me Millosheviçin (FOTO)

LEAVE A REPLY