Detaje Rusia voton: Vladimir Putin dhe shtatë rivalët e parrezikshëm

Kur Vladimir Putin u zgjodh për herë të parë president në vitin 2000 në zgjedhje morën pjesë 11 kandidatë për presidentë. Pas kësaj numri i kandidatëve ra ndjeshëm, tani duket një rikthim në kohët e mëparshme. Në zgjedhjet e 18 marsit 2018 janë lejuar gjithsej tetë kandidatë për presidentë, dyfish më shumë se në vitin 2008.


Kremlini i shqetësuar për pjesëmarrjen në zgjedhje

Një shpjegim i njohur për këtë numër të lartë të kandidatëve është se Kremlini i trembet pjesëmarrjes së ulët në zgjedhje. Sepse një kandidat është i paarritshëm nga të tjerët – Vladimir Putin. Në sondazhet e prezantuara nga institutet shtetërore të opinionit, ai i fiton me distancë të ndjeshme zgjedhjet. Sipas tyre, 70% e rusëve duan të kenë për të katërtën herë si president, Vladimir Putin. Që do të thotë se ai do të jetë në krye të vendit deri në vitin 2024
Aleksej Navalny

Vlera të tilla të larta bëjnë që kandidatët e tjerë të duken si shtatë xhuxhat. Për votime, ku rezultati dihet që në fillim, rusët nuk kanë shumë dëshirë me sa duket. Që në zgjedhjet parlamentare 2016 pjesëmarrja në zgjedhje ra ndjeshëm. Në Moskë votuan vetëm 35% e zgjedhësve. Prandaj Kremlini përpiqet që me fytyra të reja t’i bëjë këto zgjedhje interesante, pa e rrezikuar Putinin. Sepse kandidati opozitar, konkurrenti më i fortë i Putinit, Aleksej Navalny për shkak të një dënimi në fuqi nuk lejohet të marrë pjesë në zgjedhje. Navalny që sheh aty përpjekjen për të eliminuar rivalin, ka bërë thirrje për bojkotim të zgjedhjeve. Edhe Genadij Sjuganov, një ish-komunist nuk del më në zgjedhje për shkak të moshës. Ndërsa tek kandidatët e tjerë bëjnë pjesë si thinjosh të politikës ashtu edhe fytyra të reja.

LEXONI DHE:  Trump e bombardon Serbinë me këtë deklaratë për Kosovën! (Video)

Pavel Grudinin

Politikani 57 vjeçar u dërgua papritur në garë nga partia komuniste, KPRF, megjithëse ai nuk është anëtar i saj. Sipas sondazheve të agjencive shtetërore ai mund të llogarisë me 6% të votave, rezultatin e dytë më të mirë pas Putinit. Vëzhgues të tjerë mendojnë se ai mund të arrijë një rezultat më të mirë, sepse nuk është i konsumuar dhe qëndrimet e tij të moderuara janë të mirëpritura tek shumë rusë. Mediat shtetërore e sulmuan ashpër Grudinin së fundmi për shkak të nderimit të Stalinit dhe xhirollogarive jashtë vendit.
Pavel Grudinin

Vladimir Zhirinovski: Nxitësi i urrejtjes

Konkurrenti i Grundinit është Vladimir Zhirinovskij, më i moshuari mes kandidatëve të regjistruar në zgjedhje. 71 vjeçari drejton partinë populiste të djathtë Partia Liberal Demokratike e Rusisë, LDPR. Zhirinovskij është vetëm formalisht në opozitë, sepse ai ka shumë vite që është pjesë e kastës së vjetër politike dhe në një linjë me Kremlinin. Kërcënimet e tij me bomba ndaj perëndimit janë pjesë e zakonshme e emisioneve televizive politike në Rusi. Putinit ai nuk i bën aspak konkurrencë.
Vladimir Shirinovski:

Grigorij Javlinskij: Liberali i vjetër

Po kaq gjatë sa Zhirinovskij përpiqet edhe Grigorij Javlinskij të bëhet president rus. Me moshën 65 vjeçare ai është gati në moshë sa Putini. Bashkëthemeluesi i partisë liberale të djathtë Jabloko në zgjedhjet e vitit 2000 mori 7% të votave duke u renditur i treti. Javlinskij ka imazhin e politikanit me pikëpamje liberale properëndimore, por që nuk arrin dot masat.

Boris Titov: Mbrojtësi i sipërmarrësve

57-vjeçari Boris Titov është ndër kandidatët më të rinj. Tritov përfaqëson partinë e re liberale të djathtë „Partia e zhvillimit” që nuk luan ndonjë rol të dukshëm në politikën e Rusisë dhe nuk ka arritur ndonjë sukses në zgjedhje. Titov ka bërë karrierë si sipërmarrës. Nga viti 2012 ai ka qenë i ngarkuar nga Putini që të kujdeset për të drejtat e sipërmarrësve rusë.
Boris Titov

LEXONI DHE:  Antiislamistes Arbana Xharrës, i përzihen shehat e tyrbet, me hoxhollarët e xhamitë!!!

Sergej Baburin: Nacionalisti

Sergej Baburin, 59-vjeçar të duket si një jehonë e kohëve të shkuara. Një politikan konservator i viteve 90-të, por që për vite nuk iu dëgjua zëri. Tani Baburin drejton partinë e vogël nacional-konservatore „Unioni i Popujve të të Gjithë Rusëve” që e mbështet politikën e brendshme dhe të jashtme të Putinit.
Sergej Baburin

Ksenija Sobtshak: Njëra kundër të gjithëve

36-vjeçarja Ksenija Sobtshak është e vetmja kandidate femër në këto zgjedhje. Ajo është vajza e ish-kryebashkiakut të Shën Peterburgut, Anatolij Sobtshak, që konsiderohet si babai politik i Putinit. Fillimisht ajo bëri emër në botën e shout, më vonë zhvilloi qëndrime opozitare si gazetare. Sobtshak nuk është politikane profesioniste. Në fushatë ajo u përpoq të ndjekë moton „Kandidatja kundër të gjithëve” për të kapur votuesit e zhgënjyer. Sobtshak përfaqëson një axhendë liberale dhe e kritikon me kujdes kreun e Kremlinit. Që nga kandidatura e saj ajo ka akces të pakufizuar në media. Shumë vëzhgues e shohin këtë si shenjë që ajo nxitet nga Kremlini.
Ksenija Sobtshak

Maksim Surajkin: Komunisti alternativ

Maksim Surajkin bën pjesë tek profilet e reja në këto zgjedhje. 39-vjeçari është kryetar i partisë „Komunistët e Rusisë”, që pozicionohet si një alternativë e partisë së vjetër komuniste ruse. KPRF e akuzon këtë parti se është një projekt i Kremlinit për të dobësuar komunistët e vjetër.
Maksim Surajkin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rusi thotë se ka qenë cak i një sulmi kibernetik

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rusi ka njoftuar se ueb-faqja e tij ka qenë cak i një sulmi të pasuksesshëm kibernetik, në kohën kur në Rusi po mbahen zgjedhjet presidenciale.

Kryetarja e Komisionit, Ella Pamfilova ka thënë tentim-sulmi është kryer nga kompjuterët nga 15 shtete të ndryshme, por nuk ka treguar se për cilat shtete bëhet fjalë.

LEXONI DHE:  Ndërtimet “ngulfasin” Çarshinë e Vjetër në Shkup (VIDEO)

Pamfilova ka thënë se kjo ka ndodhur në kohën kur në Lindjen e Largët të Rusisë kishte nisur procesi zgjedhor.

Autoritetet në Shtetet e Bashkuara janë duke hetuar për ndërhyrjen e dyshuar ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane më 2016, ndërkaq autoritetet ruse pretendojnë se fuqitë e huaja po tentojnë që të ndërhyjnë në zgjedhjet presideciale në Rusi.

LEAVE A REPLY