Tension në Egje, avionët turq kërcënojnë helikopterin ushtarak grek

Tensionet janë të vazhdueshme gjatë javëve të fundit në Egjeun Lindor mes Turqisë dhe Greqisë, ndërsa episodi më i fundit ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.

Menjëherë pasi është ngritur nga baza e tij në ishullin Rodos, një helikopter Chinook grek ka marrë ultimatum në radio që të ndryshojë kurs pasi kishte shkelur hapësirën ajrore turke, shkruan Onalert,

Në helikopter ishte duke udhëtuar gjenerali i forcave ajrore greke Stefanis Alcibiades. Pasi nuk ka ndryshuar kursin, pranë helikopterit, në një largësi prej më pak se 700 metrash janë afruar dy avionë F-16 turq duke bërë manovra ushtarake.

Kjo ka detyruar helikopterin të ulet, ndërsa grekët kanë dërguar në zonë dy avionë F-16 të tyre, të cilët sipas mediave greke përzunë turqit nga hapësira ajrore greke.

LEXONI DHE:  Rrëfimi i agjentit të CIA-s: Harxhuam miliona, ja për çfarë e morëm Kosovën…

LEAVE A REPLY