Alarmuese! Turqia niset për Munbixh,SHBA-ja reagon: ne nuk largohemi,ju presim..!

Zëdhënësja e Departmentit të Shtetit të SHBA-ve, Heather Nauert, ka deklaruar se SHBA-të nuk kanë ndërmend të largohen nga Munbixhi, pavarësisht zotimit të Turqisë për të pastruar terroristët e YPG/PKK-së nga Munbixhi, që gjendet në Sirinë veriore, raporton Anadolu Agency (AA).

“Forcat amerikane janë të vendosura në Munbixh. Ne e kemi bërë shumë të qartë me qeverinë turke se ne vazhdojmë të veprojmë atje”, tha Nauert në një konferencë për media në përgjigjen ndaj një pyetjes lidhur me qëndrimin e SHBA-ve ndaj Munbixhit.

Nauert poashtu tha se bisedimet me Ankaranë nuk kanë përfunduar dhe Washingtoni është duke shpresuar të vazhdojë bisedat, duke iu referuar tre komiteteve teknike të Turqisë dhe SHBA-ve, të formuara për të zgjidhur çështjet midis dy vendeve.

Trupat turke filluan një operacion ushtarak më 20 janar për të pastruar grupet terroriste nga Afrini, i cili u çlirua javën e kaluar mes kërcënimeve në rritje të terrorizmit të paraqitura nga rajoni në Turqi.

Ankaraja tha se mund të zgjerojë edhe më tej operacionin e saj drejt lindjes në Munbixh përderisa grupi terrorist i PYD/PKK-së të largohet nga qyteti.

Megjithatë, mbështetja ushtarake e SHBA-ve për grupin terrorist PYD/PKK në Munbixh ka tensionuar lidhjet midis Ankarasë dhe Washingtonit dhe ka çuar në frikën e përplasjeve të mundshme në terren midis trupave të dy aleatëve të NATO-s, pasi ka rreth 2.000 trupa amerikane në qytet.

Turqia dhe SHBA-të kanë krijuar grupe punue për të disktuar mbi stabilizmin e Munbixhit dhe për të parandaluar përplasjet e padëshirueshme.

Por për shkak të largimit të menjëhershëm të sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson, i cili ndihmoi në krijimin e grupeve të punës, e ardhmja e Munbixhit mbetet e panjohur.

LEXONI DHE:  Ka 80 milion euro të fshehura, politikani i lartë shqiptar pritet të arrestohet nga FBI

SHBA-të kanë mbështetur YPG/PKK-në nën emrin SDF, e cila ështe konsideruara nga Ankaraja si degë siriane e organizatës terroriste të PKK-së që ka bërë një luftë më shumë se 30 vite kundër shtetit turk.

Mbështetja amerikane për grupin terrorist ka dëmtuar tej mase Ankaranë, pasi Washingtoni e sheh SDF-në si një “partner të besueshëm” në luftën e saj kundër DEASH-it dhe vazhdon t’i japë armë dhe pajisje përballë kundërshtimeve të forta të Turqisë.

PKK ka zhvilluar një luftë 33-vjeçare kundër Turqisë që ka rezultuar me dhjetëra mijëra të vdekur.

LEAVE A REPLY