“Asnjë hap pas”, Erdogan zbulon bisedën me Trump dhe Putin. Kërcënimi i fortë

Teksa ka folur sot në një aktivitet në Turqi, ai ka zbuluar se çfarë u ka thënë presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putinit.

“I’a kam thënë qartë si presidentit Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin se “Turqia nuk do të tërhiqet në Siri”, duke premtuar se fushata e vazhdueshme do të zgjerohet në pjesë të tjera të vendit të shkatërruar nga lufta, përfshirë Manbij”, njoftoi Hurriyet Daily News, duke cituar Erdoganin.

Ai ka vazhduar më tej: “Mbrëmë kam folur me Presidentin e SHBA Trump per këto çështje. Kam diskutuar të njëjtat gjëra me Putin dy ditë më parë. Unë u thashë atyre: ‘Ne nuk do të ndërmarrim hapa prapa nga këtu. Ne jemi në anën e te vuajturve dhe të shtypurve”, tha Erdoğan në një fjalim në një takim të Partisë së tij ne Stamboll.

LEXONI DHE:  Horror në Japoni, foshnje të pajeta gjenden në shishe!

LEAVE A REPLY