Greqia i tregon “forcën” Turqisë, ministri grek: Do të shtypim këdo që na kërcënon

Greqia ka festuar përmes një parade e madhe ushtarake në Athinë 197 vjetorin e pavarësisë, ku demonstruan fuqinë e tyre në një periudhë tensionesh të herëpashershme me Turqinë.

Përpara presidentit grek Prokopis Pavlopulos u ekspozua artileria e rëndë ushtarake si tanke në rrugë, helikopterë dhe avionë në ajër. Sivjet fjalimet e mbarë përfaqësuesve të shtetit grek kanë patur një simbolikë të veçantë, pas provokimeve dhe episodeve me fqinjët turq, duke dhënë një mesazh të hapur mbështetje për dy oficerët grekë që po hetohen në Turqi.

“Greqia është një popull i paqes, miqësisë dhe demokracisë, ideale që bazohen në respektimin e plotë të drejtësisë europiane dhe ndërkombëtare nga të gjitha palët. Jemi dhe popull që historikisht mbrojmë, pa ulje, lirinë, kufijtë, territorin dhe sovranitetin e Greqisë dhe të familjes sonë europiane”- tha Presidenti Pavlopulos.

Ndërkohë ministri i Mbrojtjes tha se ushtria greke është gati të përgjigjet në çdo sfidë kërcënimi të sovranitetit e integritetit territorial, për mbrojtjen e paqes në vend.

“Do të shtypim këdo që ve në pikëpyetje sovranitetin tonë kombëtar. Kushdo që ka ndërmend Perandorinë e madhe Osmane duhet të kujtojë 1821-shin, se si populli grek u përball dhe e mundi Perandorinë Osmane.”

LEXONI DHE:  Policia e Kosovës ndërhynë në “Sabota”, ndërprenë muzikën kurde

LEAVE A REPLY