Kush eshte vogelushja e serialit Nene qe perlot shikuesit

Është shoqëruesja e dashur e pasditeve për të gjithë ndjekësit e serialit “Nënë” në Televizionin Klan. Po kush është aktorja e talentuar që luan rolin e Melek Akçay, apo Turnës?

Sipas të përditshmes turke “Hurriyet”, Beren Gokyildiz ka lindur në vitin 2009, në Stamboll ndërsa për herë të parë para shikuesve me një serial është shfaqur në vitin 2014, në moshën 5-vjeçare.

Aktualisht ajo vazhdon shkollën fillore në qytetin e saj të lindjes, teksa falë talentit të jashtëzakonshëm ia ka dalë të fitojë zemrat e shikuesve dhe të arrijë shuma të majme fitimesh nga përfshirja në seriale dhe reklama të ndryshme.

Sipas medias turke, në serialin “Nënë” ajo fitonte deri mbi 5000 Lira turke (rreth 2 mijë dollarë në vitin 2016) për një seri.

Me këtë serial vogëlushja ka prekur zemrat e të gjithëve me rolin e saj. Vajzë e një familjeje ku dhuna është përditshmëri, Melek fillimisht “rrëmbehet” nga mësuesja e saj e dashur.

Jeta e saj mes dhunës, pamundësisë ekonomike, vështirësive në rritjen e vëllait më të vogël dhe dashurisë për mësuesen të cilën e thërret edhe “nënë”, bëri që Beren Gokyildiz të fitojë edhe çmimin prestigjioz si aktorja më e mirë e vogël në Turqi për vitin 2016.

Ylli i Beren Gokyildiz nisi të shkëlqejë shumë herët, por duket se do të vazhdojë gjatë…

LEXONI DHE:  LAJMI FUNDIT/ ERDOGAN I DHURON KOSOVËS 3 AVIONË LUFTARAK PËR JUBILEUN E 10 VJETORIT

LEAVE A REPLY