Ndryshimi i çmendur i motit, i nxehti ekstrem mbërrin këtë javë në këto vende

Pavarësisht se sot shënon 25 mars, për shqiptarët akoma vazhdon të jetë dimër. Kjo për shkak se moti i keq me reshje shiu, dëbore e temperatura të ftohta ka pushtuar vendin.

Por si duket edhe dimrit i erdhi fundi.

Sipas parashikimeve, fillimi i javës që vjen, pra nga nesër do të shijojmë pranverën.

Sipas mediave italiane, nga 26 marsi deri në 1 prill do të kemi pranverë, mbase me temperaturat e verës, pasi erërat jugore do zëvendësojnë rrymat e ftohta lindore.

Duke nisur nga 31 marsi, për Pashkë, skenari meteorologjik pritet të ndryshojë.

Rryma e ngrohtë e quajtur “Hannibal” do ngrohë ndjeshëm Mesdheun, përfshirë edhe Shqipërinë, teksa temperaturat maksimale parashikohet që do kapin vlerën 33 gradë celsius në disa rajone.

Edhe sipas accuëeather, temperaturat ne Tiranë pritet të arrijnë 35 gradë në 1 Prill. /

LEXONI DHE:  "Paguaj me poezi" në dhjetë vende në Maqedoni

LEAVE A REPLY