Mbipesha mund të kthehet në shkakun kryesor të kancerit

Mbipesha dhe obeziteti mund të bëhen shkaktarët kryesorë të parandalueshëm të kancerit në Britaninë e Madhe, para duhanpirjes, sipas një studimi të publikuar sot nga një institut britanik kërkimesh.

Studimi tregon se duhanpirja ishte përgjegjëse për më shumë se 54 000 raste të kancerit në Britaninë e Madhe në 2015, rreth 15% e rasteve, ndjekur nga mbipesha, origjina e 22 800 rasteve të kancerit, rreth 6,3 për qind e rasteve.

Obeziteti dhe mbipesha mund të shkaktojnë lloje të ndryshme të kancerit, si ai intenstinal, i gjirit, uterusit apo veshkave.

“Nëse nuk bëhet kujdes, obeziteti mund të zëvendësojë duhanin”, thekson Harpal Kumar, drejtor i përgjithshëm i “Cancer Research UK”, instituti më i madh i pavarur i kërkimeve mbi kancerin në Britaninë e Madhe.

“Obeziteti përbën një kërcënim të madh për shëndetin publik dhe gjërat do të përkeqësohen nëse nuk bëhet asgjë”, thekson Linda Bauld, studiuese brenda institutit.

“Qeveria duhet të frymëzohet nga suksesi i fushatave të parandalimit kundër duhanit për të reduktuar numrin e kancerit lidhur me mbipeshën.

Për Katrina Brown, autore e studimit, është i nevojshëm ndryshimi i qëndrimeve ndaj obezitetit. Njerëzit e perceptojnë faktin e të qënit të shëndoshë si normal”, thekson ajo.

“Ky është një ndryshim i madh kulturor dhe ne duhet të japim mesazhin mbi rreziqet që obeziteti përbën për shëndetin”, shton Katrina Brown.

Qendra e kërkimeve për kancerin në Britaninë e Madhe zbulon se me shumë se katër në 10 raste (37,7 % e rasteve të kancerit) rreth 135 500 raste në 2015) mund të ishin shmangur.

LEXONI DHE:  Teleskopi “Kepler” zbulon një sozi të sistemit Diellor

LEAVE A REPLY