A mund të qëndrosh 24 orë nën ujë?

Jordanezi Adnan Nasrat i vërtetoi botës se një njeri mundet të mbijetojë edhe nën ujë. Pasi xhaxhai i tij u mbyt në Detin e Kuq Nasrat i caktoi vetës një sfidë personale për të qëndruar 24 orë nën ujë ku do të ha, pi dhe flejë. 31 vjeçari sfidën e realizoi me sukses në gjirin e Akabës afër kryeqytetit jordanez, Aman.

“Zhytja ishte shumë e bukur. Më 15 shkurt u zhyta për 10 orë ndërsa kësaj radhe ia dola të qëndroj 24 orë. Zhytja ishte shumë interesante por unë nuk do ia dilja pa ndihmën e skuadrës së zhytësve, pa ato nuk do e arrija këtë sukses”, tha Adnan Nasrat, zhytës.

Ekipi i zhytësve e ndihmoi Nasretin të hajë dy vakte pulë të pjekur dhe të marr proteinë pluhur por edhe të pi dhe të flejë. Secili zhytës qëndroi në 5 metra thellësi për 50 minuta. Sfida më e madhe ishte të mbajnë temperaturën e trupit sepse uji ishte shumë i ftohtë.

LEXONI DHE:  Aq i pasur sa 2 miliard dollar ia hëngrën minjtë, 15 fakte të pabesueshme për Pablo Escobar

LEAVE A REPLY