Tension në Kosovë, arrestohet Marko Gjuriq

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, është arrestuar sot nga policia e Kosovës pasi ka refuzuar të respektojë ndalesën e lëshuar nga Qeveria e Kosovës dhe ka hyrë në Mitrovicë. Ndërhyrja e Forcave Speciale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, ndodhi në momentin kur Gjuriq dhe zyrtarët tjerë serb që kishin hyrë pa leje po mbanin një tubim ku diskutonin për çështjen e Kosovës dhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në atë moment, është lëshuar alarmi, ndërkohë policia ka përdorur gazin lotsjellës gjatë ndërhyrjes.

“>
Ndërkohë paraprakisht gjatë tryezës së rrumbullakët për dialogun e brendshëm për Kosovën, me temën “Forcimi dhe mbijetesa e institucioneve serbe në Kosovë” Gjuriq u shpreh se ata ksihin ardhur ashtu siç kishin paralajmëruar për të biseduar me serbet e Kosovës për të ardhmen e vendit.

Pa ju, pa serbët e Kosovës, nuk ka zgjidhje për Kosovën. Për Serbinë, Kosova, veriu i Kosovës, nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë pjesë e të ashtuquajturës Kosovë e pavarur e as pjesë e të ashtuquajturës Shqipëri e madhe – u shpreh Marko Gjuriq, Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë VIZART.

Sjellja e Gjurioqit ka nxitur reagimin e institucioneve të Kosovës dhe organeve të rendit të cilat kanë zbarkuar sot gjatë gjithë ditës në veri të Kosovës. Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli kishte paralajmëruar arrestimin e Gjuriqit, nëse futet në Kosovë pa leje ndërkohë pas arrestimit të Gjuriqit presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka ftuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë.

LEXONI DHE:  Theret me thikë një djalë i ri në Qendër të Shkupit

LEAVE A REPLY