Diego Costa: Argjentina duhet ta falënderojë Zotin që ka Messin

Diego Costa beson se fitorja dërrmuese 6-1 e Spanjës kundër Argjentinës të martën tregon sesa i vlefshëm është Lionel Messi për vendin e vet.

Golat nga Costa, Thiago Alcantara, Iago Aspas dhe het-triku nga Isco udhëhoqën Spanjën drejt një fitoreje të rehatshme ndaj kundërshtarit të tyre që luajti pa superyllin e vet, i cili mungoi shkaku i lëndimit.

Derisa Messi në raste është kritikuar për performancat me ekipin kombëtar, sulmuesi i Atletico Madridit beson se, në realitet, ai bën një dallim të jashtëzakonshëm për Argjentinën.

“Duhet të analizosh në çdo aspekt”, ka thënë Costa pas ndeshjes.

“Argjentinasit e kritikojnë shumë Messin, por mund ta vëreni se kur nuk luan Messi, ata janë shumë më ndryshe. Një lojtar si Messi nuk duhet të kritikohet. Duhet ta falënderoni Zotin që ekziston Messi”, shtoi ai.

Costa pati vetëm fjalë të mëdha për pesë herë fituesin e Topit të Artë.

“Messi duhet të trajtohet mirë gjithmonë. Edhe nëse luan një ndeshje të keqe me ekipin kombëtar, ta kesh atë në fushë e bën dallimin”, theksoi spanjolli.

LEXONI DHE:  4 mijë euro dënim nëse nuk e pastroni borën para shtëpisë ose objektit afarist

LEAVE A REPLY