A e keni kuptuar ndonjëherë, se cila është ironia e jetës?

Ironia e jetë nuk është që s’mund të harrosh, por që mundesh…

Gertrude Atherton

Një ironi e jetës është se të gjithë gënjejnë, por askush nuk dëshiron që ta gënjejnë.

M. Robles

Një ironi tragjike e jetës është se ne shpesh herë e arrijmë suksesin apo pavarësinë financiare, pasi arsyeja kryesore përse e kërkuam atë, tashmë ka ikur.

Ellen Glasgoë

Ironia më e lartë e jetës është se askush nuk del gjallë prej saj.

Robert Heinlein

Sa ironike është jeta. Shpenzojmë kaq shumë para për rroba të kushtueshme, por momentet më të bukura kalohen pa rroba.

Unë ngela në disa provime, ndërsa miku im mori notë maksimale në të gjitha. Tani, ai është inxhinier në Microsoft, ndërsa unë jam presidenti.

Bill Gates

Ironia më e madhe e dashurisë:

Të duash njeriun e duhur në kohën e gabuar
Të kesh njeriun e gabuar kur ka ardhur koha e duhur
Dhe të zbulosh se e do dikë, menjëherë sapo ka ikur nga jeta jote.
Jeta është shumë ironike, për të kuptuar se si funksionon. Duhet trishtimi për të kuptuar çfarë është lumturia, duhet zhurma për të kuptuar qetësinë dhe mungesa për të vlerësuar praninë.

A nuk është ironike? Ne injorojmë ata që na adhurojnë, adhurojmë ata që na injorojnë, duam ata që na lëndojnë dhe lëndojmë ata që na duan.

Disa njerëz i krijojnë vetë stuhitë e tyre, e pastaj mërzitën kur fillon shiu.

E thjeshta është gjithmonë më kompleksja. Ironi e jetës.

LEXONI DHE:  Antarësimi në NATO, një goditje e madhe nga Maqedonia e vogël për Rusinë

LEAVE A REPLY