Elefanti që “tymos” në Indi huton ekspertët

Një video e një elefanti në natyrë që nxjerr hi’ ka hutura ekspertët e “jetës së egër” në mbarë botën.

Vinay Kumar, një shkencëtar i Shoqërisë së Ruajtjes së Jetës së Egër, në Indi, filmoi 48 sekonda në pyll në Karnataka në Prill të 2016-s.

Ai tha për BBC se nuk e kishte parë me vëmendje videon, pasi nuk i kishte dhënë rëndësi.

Shkencëtarët thanë se janë ende të paqartë pse një elefant kishte tym në gojë dhe nxirrte hi’ prej saj.

Kjo është video e parë ku një elefant i jetës së egër shfaqet me një sjellje të tillë dhe kjo bëri që shkencëtarët të hutoheshin.

Z. Kumar tha se skuadra e tij po vizitonin pyllin herët në mëngjes për të parë kamerat e instaluara për të kapur imazhet e tigrave. Ai vërejti elefantin femër 50m më tutje dhe nisi ta filmojë.

Elefanti po gëlltiste qymyr druri, të lënë nga një zjarr i kontrolluar në pyll, ndaj nxirrte hi’. “Qymyr druri ka veti të mira anti-toksike, ndaj edhe pse nuk ka shumë veti ushqyese, kafshët mesa duket njohin vetitë e tij medicinale” sqaroi

LEXONI DHE:  A e dini pse u nda Atifete Jahjaga nga burri i saj? Ja arsyeja befasuese!

LEAVE A REPLY