Ish-ushtaraku i lartë: Armatimet dhe ushtria jonë, edhe më e mirë se ajo e Jugosllavisë. Si ndërtuam dhjetra tunele, duke përdorur “kulakët”

Pergatiti Artur Ajazi

Ushtaraku që për afro 37 vjet i ka shërbyer Ushtrisë Popullore, dhe Repartit të Xhenjios në Divizionin e Elbasanit, Hysen Kolonjari, ka rrëfyer për “TemA” disa prej ngjarjeve të viteve 1970-1984, vite në të cilat ai bashkë me 340 ushtarë dhe ish-komandantin Muntaz Ruçi dhe ish-komisarin e Brigadës Nexhmi Mezlenxhiu, nisën ndërtimin e tuneleve të Krastës, Labinotit, Xibrakës, Librazhdit, dhe deri në malet e Prrenjasit, apo deri ku shtrihej Divizioni tyre, duke rrezikuar shpesh jetë njerëzish.

Kurse sot, sipas tij, “ato janë kthyer në hale politike, nga të gjithë qeveritarët e ardhur pas 1992”.

Kapiten Hyseni, ku dhe kur ka nisur kariera juaj si ushtarak?

Unë kam dalë nga shkolla “Skënderbej” në vitin 1954, kam marrë pjesë në dy parada ushtarake, kam bërë roje tek KQPPSH dhe Ministria e Mbrojtjes Popullore për afro 1 vit, dhe kam patur rastin të takoj këta burra shteti, Enver Hoxhën me gradën Gjeneral-Kolonel, Mehmet Shehun Gjeneral-Major, Beqir Ballukun Gjeneral-Major, Sadik Bekteshin Gjeneral-Brigade, dhe shumë personalitete të tjera, madje kam qenë vetëm 1 metër larg Nikita Hrushovit kur ai erdhi në Tiranë. Në vitin 1960 jam emëruar me gradën nëntoger, pastaj toger, dhe në vitin 1961 kam marrë gradën Kapiten i Parë, në Brigadën e Tankeve në Rrapi Treshit në Tiranë.

Gradën ma ka dhënë personalisht Muhamet Prodani. Kurse në vitin 1964 , jam pranuar komunist, anëtar PPSH, dhe jam emëruar shefi shtabit në Brigadën e Xhenjios në Elbasan. Pas tre vitesh heqja e gradave më gjeti atje mes xhenjierëve. Asokohe quhej Korpus, pastaj Grupim, dhe më vonë deri në vitin 1991, quhej Divizioni Elbasanit.

Ti përmenda ata burra, sepse ishin ata që drejtuan sipas meje, dhe jo sipas ndonjë tjetri, Ushtrinë Popullore, e ngritën dhe modernizuan atë pavarsisht sfidave të kohës, i dhanë emrin e mirë Shkollës Ushtarake “Skënderbej”, nga ku dolën breza e breza të ushtarakëve që punuan me ndershmëri maksimale për të ngritur repartet e saj fushave dhe malave të vendit, duke nisur nga arma e këmbësorisë, e xhenjios, tankeve, artillerisë kundërajrore, ndërlidhjes, prapavijat, etj, etj.

LEXONI DHE:  Tre automjete janë përplasur në Lozovë, një person i lënduar

Por gjithë kariera ime ushtarake ka patur maksimalisht kontributin dhe ulje-ngritjet e saj në armën e Xhenjios. Atje kemi punuar dhe kemi qenë në ballin e punimeve ushtarake, fortifikimeve në shkallë vendi pas urdhërit të Mehmet Shehut, pavarsisht se asokohe thuhej se “tek ne vinin djemtë e kulakëve dhe të deklasuarve”.

Por edhe ata ishin bij nënash, dhe kanë punuar me një përkushtim maksimal duke rrezikuar shpesh edhe jetën e tyre në ndërtimin e kupolave apo siç quhen ndryshe qendrave të zjarrit, duke punuar dhe ndërtuar në kushte të tmerrshme tunelet në faqet dhe majat e maleve, ato tunele ku më vonë u sistemuan aparaturat logjistike dhe krejt armatimi ynë modern i kohës.

Atje në ato tunele, u sistemuan mjetet e transportit, ku Elbasani si Divizion kishte mbi 5400 të tilla të lehta dhe të rënda, të gjitha në tako, të reja, të lyera me bojë dhe të pajisura me rezerva të konsiderueshme karburanti, me aparatura dhe pajisje logjistike ruse dhe kineze të mrekullueshme, më vonë edhe prodhim nordik e gjermanolindor, u instalua ndërlidhja e ushtrisë, u sistemuan baza materiale ushtrisë, nga gozhda deri tek predhat dhe tanket, nga uthulla dhe deri tek vaji ushqimor dhe produktet e tjera ushqimore, të cilat i siguronin reparteve tona në rast lufte një rezistencë afatgjatë .

Por në vitet e fundit, pavarsisht se unë sot jam në pension, konstatoj se ushtria është jo vetëm e shkatërruar, por ajo gjendet sot në pikën e hallit, ndjehet e turpëruar, e përdhosur dhe e përdorur nga çdo ministër inkompetent, injorant dhe i lidhur me afera të pista, nga çdo ministër që e ka mjelë ushtrinë për interesat e tij dhe shefit tij.

Pse thoni se ushtria u shkatërrua u turpërua, dhe u abuzua me ushtrinë?

LEXONI DHE:  Kumanovari ofron 152 mijë franga për targat e Cyrihut me numër “987”, ja kush është ai (FOTO)

Mjafton të pyes si ushtarak se, ku shkuan tanket e ushtrisë, të paktën në Elbasan ka patur mbi 250 tanke në gjendje pune dhe lufte, po në shkallë vendi sa ishin, ku shkuan mijëra e mijëra kallashnikovë, qindra tonelata me municione, qindra e mijëra automjete të tipeve të ndryshme me logjistikë moderne, kush i shiti, kush i vodhi, pse nuk është bërë asnjëherë inventari dhe hetimi tyre?

Ku shkuan avionët, ku shkuan helikopterët, topat, artileria e lehtë dhe e rëndë, kush i boshatisi tunelet e ushtrisë, kush e shkriu Bazën e Armatës në Elbasan dhe gjithë repartet në gjithë Shqipërinë, reparte të cilat nuk i kishte as Jugosllavia në atë gjendje, kush do të mbajë përgjegjësi për vjedhjen e miliona dollarëve dhe miliona eurove për 26 vjet rresht?

Të gjitha këto pyetje duan një përgjigje nga të gjithë ish-ministrat dhe ish-kryeministrat e këtij tranzicioni të urryer, të gjitha këto pyetje duan një përgjigje edhe nga kryeministri dhe ministri aktual i Mbrojtjes. Por sikur të mos mjaftonte ajo që vodhën dhe shitën në depo dhe magazinat e reparteve, por së fundi u janë sulur edhe tuneleve, një turp dhe një badërrdi e paparë për ushtrinë e çdo vendi në botë.

Tunelet sot, i ruan si të shenjta çdo shtet, sepse ato janë shpëtimtare në situata të tmerrshme lufte por dhe paqeje, ato janë sot nën ruajtjen e shtetit në vende me qeverisje të përgjegjshme si në Suedi, Norvegji, Francë, Gjermani, Rusi Kinë, apo edhe SHBA etj, dhe nuk guxon asnjë ti afrohet, dhe jo ti prekë dhe ti kthejë në burime për të përfituar milionat edhe prej tyre.

Tunelet e maleve tona duhej të ishin “Monumente të Shenjta” dhe të mbroheshin nga shteti, por cili shtet? Po ju tregoj diçka personale. Gjatë një vizite në 1984 në Suedi, për marrjen e një pajisje speciale për prodhimin e lëndëve plasëse, bashkë me një grup ushtarakësh të Uzinës së Municioneve të Mjeksit, ku në përbërje ishte edhe specialisti municioneve i ndjeri Orhan Bacollari, atje pamë me sytë tanë se si ruheshin me ligj tunelet e Luftës Dytë Botërore, dhe bashkë me ato edhe tunelet e kohës sotme.

LEXONI DHE:  Drejt Kinës tashmë pa viza?

Kurse tek ne i kthyen në moçale të rrezikshme për tokën, ujin, ajrin, njerëzit. Një turp që do ti mbetet në shekuj ushtrisë, dhe një njollë e zezë për silindo që ka qeverisur dje, dhe po qeveris edhe sot vendin.

Me çfarë kurajo do ti dalin përpara shqiptarëve, ushtarakëve dhe ish-ushtarakëve këta qeveritarë në fushatë, çfarë do tu thonë për ushtrinë, do ti gënjejnë dhe do ti mashtrojnë, sepse ushtria ka 26 vjet që vetëm vidhet e vidhet, dhe asnjë nuk mendon se një ditë do të duan të futen në ato tunele për të shpëtuar jetën, por do të jetë vonë. Ndaj populli do ti zërë me gurë mashtruesit dhe hajdutët e pasurisë përbashkët, dhe mendoj se nuk do ti besojë më, lajkave dhe premtimeve të çakenjve të maviosur nga milionat e vjedhura.

LEAVE A REPLY