Policja që arrestoi Gjuriqin në Mitrovicë është nga Maqedonia, ja nga cili qytet

“Polici” që çmendi vajzat në rrjetet sociale është femër

Në rrjetet sociale dhe në mediat rozë ditën e sotme ka qarkulluar lajmi rreth syve të një polici që po tërbonte vajzat në rrjet.
Bëhej fjalë për një nga policët e Forcave Speciale të Policisë së Kosovës që arrestoi dje Gjuriqin në Mitrovicë.

Ndonëse arrestimi i Gjuriç alarmoi autoritet serbe, me presidentin Aleksandër Vuçiç që thirri në mbledhje Këshillin për Sigurinë Kombëtare, mendjet e femrave shqiptare mbetën tek polici seksi dhe me muskuj që kishte sy shumë të bukur.

Duke u interesuar për këtë anëtare të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, mediat kosovare shkruajnë se në fakt ky polic është një femër pjesëtare e kësaj njësie.

Fjala është për Marigona Beadinin, e cila është pjesëtarja e vetme femër e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës – ROSU, gjithashtu edhe sportiste e dalluar.

Gazeta Lajm mëson ekskluzivisht se ajo është nga Tetova, respektivisht nga fshati Shipkovicë.
Ajo ka qenë kampione e karatesë dhe e boksit dhe e ka përfaqësuar Kosovën në gara ndërkombëtare të boksit.

LEXONI DHE:  Dita Ndërkombëtare e Mbulesës, Deputetet shqiptare shkojn ne paralament me mbules, shikoni Duden bukuri e rallë..

LEAVE A REPLY