Qyteti “fantazmë” që kushtoi 40 miliardë dollarë (FOTO)

Një projekt prej 40 miliardë dollarësh, për të ndërtuar qytetin e parë në botë të “zgjuar” barazvlerësohet me Çernobilin si një qytet “fantazmë”.

“Utopia e teknologjisë së lartë” në Songdo në verilindje të Koresë së Jugut është ndërtuar nga zeroja dhe është projektuar gjithçka sipas teknologjisë më të fundit.

Banorëve iu premtua një qytet i së ardhmes, me kompjutera në rrugë për kontrollin e trafikut apo pajisje pneumatike që ‘thithnin’ mbeturinat nga shtëpia për t’u ricikluar më pas për të gjeneruar energji elektrike.

Por fotot e frikshme tregojnë se, pak më shumë se 15 vite që nga fillimi i projektit Songdo, qyteti është ende më pak se gjysmë i ndërtuar, me një qytetar që thotë se është ‘duke jetuar në një burg të braktisur’, apo një tjetër që thotë se është një qytet fantazmë./TCH

LEXONI DHE:  Farmacistja i ngatërroi medikamentet por kjo mund t’i kushtonte jetën pacientes, kaloi 10 ditë në gjumë

LEAVE A REPLY