Rrëfim prekës i nënës: Si më përzunën nga shtëpia djemtë dhe nuset e tyre…

Nena

Hapeni derën bijt’ e mi…

jam nëna që ju kam dhan’ gji

ju kam rrit me shum’ mundime

pse ma vrat sot zemrën time…

Ikën vitet un’ u plaka

tani s’po ju duhem më nzorët jashta

për ju shpirtin e kisha plot

por tashmë ju u bët veç lot…

A mendoni kush ju lindi

a mendoni kush ju rriti

kur të lëndoheni trupi ju dhëmb

a mos vall thirrni oh moj nën’…

Si më nzorët nëpër rruga

e mbyllët pragun e deres

si pa mua ju hahet buka

për ju ja kam hequr kafshatën vetes

Zëmra e nënës që po rënkon

në mosh’ të thyer u coptua

nuk urren as nuk mallkon

mendon se do plakeni,

keni për ta kujtuar……….

Kur të vi dita ta kujtoni

me gjith’ shpirt do e kërkoni

haku i saj çdo dit’ ju vret

s’ka si nëna në kët’ jet..

LEXONI DHE:  WOOOW: SHIKONI SI NAIM ABAZI TENTOI TA PUTHË NË GJOKS KËNGËTAREN E NJOHUR… (VIDEO)

LEAVE A REPLY